Pacolli falënderon Hovenierin për pritjen elegante në ambasadën e ShBA-së

10:23 | 7 Korrik 2023
A Z

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka falënderuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për pritjen në me rastin e shënimit të 247 vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së.

Ai ka thënë se ishte një ngjarje e organizuar mirë dhe me shijë.

Postimi i plotë:

Mbrëmë në ambientet elegante të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën patronatin e ambasadorit Hovenier, ishte organizua një pritje për të shënuar 247 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.
Aty ishin shumë miq dhe dashamirës të SHBA, mes tyre edhe unë me bashkëshorten time Mashen.
Ishte një event i organizuar mirë dhe me shije. Faleminderit Amerikë, faleminderit Ambasador Hovenier🙏.

Të ngjashme