Ish-presidenti i Republikës së Kosovës dhe kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë disa këshilla për persona mosmirënjohës që takojmë në jetë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se koha është mësuesi më i mirë dhe tregon të vërtetën për çdo gjë.
Sipas tij, gjërat e mirë vijnë për ata që presin dhe qëndrojnë të sinqertë ndaj vetes.
“Koha është një mësuese e mirë, dhe ajo tregon gjithmonë të vërtetën. Kur investon në të tjerët, por ata nuk e njohin vlerën tënde, mos u shqetëso. Gjërat e mira vijnë për ata që presin dhe qëndrojnë të sinqertë ndaj vetes. Në fund, çdo gjë kthehet në vendin e vet. Faleminderit të gjithë atyre që kanë qenë mirënjohës dhe mbështetës. Dhe për ata që nuk e kanë njohur ende vlerën, koha do të tregojë gjithçka. Vikend të mirë miq!”, shkruan Pacolli./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...