Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një takim të zhvilluar, ka kumtuar vendimin për emërimin e dy anëtarëve, përfaqësues të Kosovës në Komisionin Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venedikut), i cili është mekanizëm në kuadër të Këshillit të Evropës.
Dy anëtaret e emëruar janë profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi dhe Visar Morina.
Gjatë takimit, Pacolli, i kërkoi anëtarëve të sapoemëruar angazhim maksimal dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Komisionin e Venedikut, kurse Profesor Qerimi dhe Morina, u zotuan për një punë dhe përfaqësim profesional të Kosovës në këtë mekanizëm, transmeton Klan Kosova.
Në njëvjetorin e rënies heroike, Kurti viziton sot familjen ...
Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e...
Moti sot me diell e vranësira, pritet të ketë edhe riga shiu
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”