Google ADS

Pacolli: Edhe dy njohje të reja mund të vinë për Kosovën

21:55 | 23 Shkurt 2023
E.H

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është shumë afër njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga dy shtete të mëdha.

Pacolli në një intervistë për atv nuk dha detaje se cilat janë ato shtet, sepse siç thotë ai ekziston një marrëveshje e heshtur me Serbinë për këtë çështje.

“Jam shumë afër njohjes së dy shteteve të mëdha, i kam afër praktikisht. Por nuk dua të ndërhyj sepse ekziston një marrëveshje e heshtur edhe me Serbinë që të mos punohet as për njohje të reja as për tërheqje të njohjeve’, ka thënë Pacolli, shkruan arbresh.info.

Lexo edhe:

Pacolli: Që kur është shpallur Pavarësia, nuk jam ndal së lobuari për Kosovën në shumë vende të botës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme