Pacolli e pyet ministrin Sefaj për sulmet ndaj gazetarëve

11:11 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli i është drejtuar ministrit, Flamur Sefaj duke i thënë se është e padrejtë që deputetët e VV kur nuk paraqiten në Polici arrestohen ndërsa me deputetët e tjerë ndodhë e kundërta.

Pacolli ka thënë se njëjtë vlen edhe për kryetarin e Kuvendit.

Ajo ka kërkuar të dijë nga ministri se çfarë është duke bërë ministri sa i përket sulmeve të gazetarëve.

“Raportohen shumë sulme mirëpo pothuajse në të gjitha rastet nuk dihet se nga kush janë realizuar”, ka thënë Pacolli./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme