Google ADS

Pacolli: E përmbyllëm javën me shumë lajme pozitive për Kosovën në diplomaci

22:00 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo javë u përmbyll më shumë lajme pozitive për Kosovën në arenën ndërkombëtare. 

Pacolli duke përmendur të arriturat e vendit që ndodhen gjatë kësaj jave nuk ka harruar të falënderoj edhe ata që kontribuuan në sjelljen e këtyre rezultateve, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë i Pacollit në facebook:

E përmbyllëm javën me shumë lajme pozitive për Kosovën në diplomaci. Nga përfaqësimi diplomatik në nivel Ambasadori me Gambinë, tek sigurimi i shumicës së votave të Këshillit Ekzekutiv të INTERPOL-it, që anëtarësimi i Kosovës në këtë Institucion të hyjë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme, që do të mbahet në Dubai, deri tek vendosja e Marrëdhënieve Diplomatike me Barbadosin, që ndodhi sot.
Falenderoj të gjithë ata kontribuan në sjelljen e këtyre rezultateve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme