Drejtori i portalit Arbresh.info, Rrahim Pacolli ka reaguar pas plagosjes së të riut shqiptar në Medvegjë nga policia serbe.
Pacolli, ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve dhe institucioneve vendore rreth këtij rasti.
Ai, tutje, ka theksuar se ka ardhur koha që të ngritët zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët çdo ditë e më shumë, sipas tij po shtypen nga shtetit serb./arbresh.info
Më poshtë keni reagimin e plotë të tij:
E papranueshme është plagosja e të riut nga policia serbe.
Ku janë ndërkombëtarët për të reaguar lidhur me këtë akt të Serbisë kundrejt një të pafajshmi.
Milazim Murati ishte në orarin e punës duke mos i bërë askujt keq për ta merituar këtë gjë.
I bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe institucioneve të Republikës së Kosovës që të bëjnë presion tek Serbia dhe të zbardhet kjo çështje sa më parë.
Ka ardhur koha që të ngritët zëri për shqiptarët e Luginës së Preshevës që dita-ditës vetëm diskriminohen e shtypen në Serbi.
Tirana zyrtare e Prishtina duhet të kërkojnë të drejta për ta njësoj sikurse i ka komuniteti serb në Kosovë. RrP
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...