Google ADS

Pacolli e Meta diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik-politik

20:00 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri, është takuar me presidentin Ilir Meta me të cilin ka diskutuar për çështje të interesit të përbashkët.

Përveç diskutimit rreth koordinimit të përpjekjeve të përbashkëta në rrafshin diplomatik, e posaçërisht forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është diskutuar edhe për çështje të përbashkëta rreth lehtësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast, Pacolli ka propozuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes krijimit të pikave të përbashkëta doganore, sikurse ajo në Durrës, si dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve nga të dyja anët, raporton Telegrafi

Për këtë është dakorduar me palën shqiptare që të punohet në menaxhimin e përbashkët të  kufirit sipas standardeve evropiane.

Vazhdimi i hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike dhe konsullore me Republikën e Shqipërisë në Kopenhagë dhe Hamburg, si dhe blerja e godinave të përbashkëta është diskutuar, gjithashtu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme