Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka kujtuar kohën kur nuk i ishte lejuar të vijë në Kosovë për të votuar Qeverinë Hoti gjatë kohës së pandemisë.
Pacolli në RTK e ka quajtur primitive sjelljen e Qeverisë Kurti ndaj tij në kohën e pandemisë, kur nuk i ishte lejuar ardhja në Kosovë.
“Unë isha ai, të cilin dy ditë më kanë ndjekë pothuajse, ku jam që të mi vënë pranga, pra të më arrestojnë. Unë nuk jam njeri që bashkëjetoj me të keqen, të keqen e qes kur është momenti me thënë. Ka qenë jashtëzakonisht brutale dhe primitive”, tha Pacolli.
Ai tha se nuk kishte qenë qëllimi i tij të vijë të votojë për Qeverinë Hoti, por djali i tij kishte mbetur i vetëm në Kosovë në mes të pandemisë dhe qëllimi ishte të vinte t’a merrte djalin e tij dhe jo të votojë.
Pacolli rrëfen momentin kur ishte njoftuar nga piloti që nuk i lejohet aterrimi në aeroportin e Prishtinës.
“Një njeri, i cili vjen nga perëndimi, i kompletuar me të gjitha me certifikatat, unë kam ardhur për ta marrë djalin tim sepse e kisha këtu të vetmuar në mes të pandemisë, jo për atë mbledhjen e Kuvendit. Mua më anulohet aterrimi në Prishtinë derisa isha duke zbritur. Kemi qenë diku ka Tetova dhe piloti vjen dhe më thotë nuk kemi leje për aterrimi në Prishtinë dhe neve na duhet në mes kodrave duke rrezikuar jetën, mu kthy dhe me aterru në Tiranë”, rrëfeu Pacolli./arbresh.info/
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan