Në përfundim të vizitës së tij në Turqi, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli takoi edhe kryeministrin e Turqisë, Binali Yildrim.
Siç njofton Zyra e Pacollit, në kuadër të këtij takimi, Pacolli ka falënderuar kryeministrin Yildrim, për mbështetjen e fuqishme, që Turqia i ka dhënë dhe do t’i jep edhe më fuqishëm Kosovës në procesin e njohjes, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe për vendosmërinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve në Kosovë.
Me këtë rast, Pacolli i ka përcjell ftesën kryeministrit Yildrim, për të vizituar Kosovën në një kohë të përshatshme, gjë e cila është pranuar me kënaqësi nga Kryeministri Yildrim. Ftesën e ngjashme për të vizituar Kosovën, ministri i Jashtëm Pacolli i ka përcjellur nëpërmjet kryeministrit Yildrim edhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitë kjo, që pritet të ndodh në një të ardhme të afërt.
Gjatë këtij takimi shumë miqësorë, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve, duke shprehur përkushtimin dhe zotimin e dy-anshëm për t’i forcuar dhe thelluar ato edhe më shumë. Më herët gjatë ditës, u takua edhe me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Turqisë, Lutfi Elvan, dhe së bashku e hapën Forumin e Biznesit, Kosovë-Turqi me prezencën e shumë kompanive si nga pala turke, por, edhe nga ajo e Kosovës.
Vizita e Pacollit, është e para në Turqi, që nga ardhja e tij në pushtet në këtë funksion.
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...
Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës rrit rrezikun e zhvill...