Pacolli e Ahmeti bisedojnë për bashkëpunim në ekonomi e turizëm me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

18:01 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetarin Shpend Ahmeti kanë takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë,  Qemal Minxhozi.

Në një status në rrjetin social facebook Pacolli ka thënë se bashkëpunimi në ekonomi dhe turizëm me shtetin amë ishte tema bosht e këtij takimi.

Statusi i plotë:

Sot, bashkë me Kryetarin Shpend Ahmeti patëm një takim të ngrohtë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi. Bashkëpunimi në ekonomi dhe turizëm me shtetin amë ishte tema bosht e këtij takimi ku vendosshmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare nuk mungoi.

Të ngjashme