Google ADS

Pacolli dy muaj më herët kishte paralajmëruar votimin e Qeverisë Kurti, pa kushte

20:28 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ditë më parë në Kuvendin e Kosovës ka mbështetur formimin e Qeverisë Kurti

Përveç se në ditën e formimit të qeverisë, përkrahjen për formim të institucioneve nga koalicioni VV-LDK, i pari i AKR-së e kishte paralajmëruar dy muaj para se kjo të ndodhte, shkruan arbresh.info

Gjatë vitit të kaluar në një intervistë, Pacolli ishte shprehur se do e përkrahin qeverinë Kurti, pa kushte, pasi që problemi i marrëveshjes mes dy partive i cili kishte ngecur për katër muaj, duhej të zgjidhej.

“Nëse qeveria Kurti i kërkon votat për formimin e qeverisë ne do e mbështesim, pa qenë fare në qeveri dhe në pozitë. Për arsye se AKR si një parti liberale, proevropiane, e krahut të djathtë, është parti e cila zgjidhë probleme, parti shtet ndërtuese dhe zgjidhja e problemeve shkon në favor të shtetndërtimit. Kosova është në vonesë dhe nuk ka kohë të humb”, kishte thënë Pacolli

Po ashtu Pacolli kishte thënë se e mbështesin Kurtin nëse ka një program i cili është në harmoni me synimet e Kosovës.

“Do e mbështesim nëse e meriton, nëse ka një program qeveritar i cili është në harmoni me synimet e Kosovës”, tha Pacolli

Ndryshe Pacolli e bëri edhe publike, votën e tij pro qeverisë Kurti, gjatë seancës për formimin e qeverisë.

Kujtojmë se AKR-ja në Parlament përfaqësohet nga dy deputetë, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi- Krasniqi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/vladimir.lame/videos/2968887056456807/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme