Pacolli: Doli në pah e vërteta rreth Lumezit

14:12 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postim në rrjetin social Facebook ka përshëndetur hetimin e procesit ndaj kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit.

Sipas tij doli në pah e vërteta rreth  ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të ndërtuar situata të pavërteta, kauza false dhe gënjeshtra, raporton arbresh.info.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Shpresoj që me perfundimin e procesit hetimor ndaj kryeprokurorit Lumezi, doli në pah e vërteta rreth manisë së ish kryetarit të Gjykatës Kushtetese të Kosovës për tē ndërtuar situata të pavërteta, kauza false dhe gënjeshtra.
Edhe në rastin tim ai pati deklaruar që gjoja njerëzit e mi i janë ofruar me para për të vendosur rastin ndryshe. Rasti sikur ky i Lumezit, më bën të dyshoj se mund të jetë e kundërta, ndoshta ish kryetari i Gjykatës, ka marrë para për të marrë një vendim të tillë skandaloz në rastin tim si president i Kosovës(të cilin gjykatësit e huaj në Gjykatën Kushtetuese e cilësuan si skandaloz dhe absurd). Ende, ka shumëqka duhet të zbulohet rreth këtij far …

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme