Google ADS

Pacolli: Dokumenti kryesor i shtetësisë së Kosovës tani do të ruhet në bibliotekën e Kongresit në SHBA

17:51 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se sot kanë dorëzuar kopjen e deklaratës së pavarësisë së Kosovës në bibliotekën e Kongresit në SHBA.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se dokumenti kryesor i shtetësisë së Kosovës tani do të ruhet edhe në këtë institucion.

Statusi i plotë:

Në bibliotekën e Kongresit në SHBA dorëzuam kopjen e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Dokumenti kryesor i shtetësisë së Kosovës tani do të ruhet edhe në këtë institucion dinjitoz i të aleatit kryesor të Kosovës. Përveq titujve të shumtë u mrekullova edhe nga arkitektura e jashtëzakonshme.

Të ngjashme