Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se ndihmat që ShBA i jep për Kosovën do të mund të përdoreshin në ShBA mirëpo ata kanë vendosur që t’i sjellin në Kosovë.
Pacolli, këtë deklaratë e bëri gjatë lansimit të Fondacionit Kosovar të Mileniumit, shkruan arbresh.info.
“Atje ka komunitete që do ta vlerësonin shumë por ShBA-të kanë vendosur që këtë ndihmë t’ia japin Kosovës që janë të përkushtuar në investime. Unë iu përkulem për këtë ndihmë. Kam frikë se nuk do të mund tu jemi mirënjohës për këtë që po bëni për Kosovën”, ka thënë ai.
Pacolli ka thënë se Kosova do të punoj për të tërhequr investitorët dhe të përmirësoj fushën e biznesit.
“Qeveria do të punoj edhe tek indikatorët tjerë që të përmirësohen. Do të tërheqim investitorët, do të përmirësojmë fushën e biznesit dhe do të kemi rritje ekonomike. Po ashtu një përkrahje tjetër është edhe diaspora që ka ndihmuar shumë në mënyra të ndryshme”, tha Pacolli.
/arbresh.info/
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...
Moti sot i vranët