Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli deklaroi se aktualisht gjyqësori është tejet i ngarkuar nga politika, kështuqë duhet të punohet në këtë drejtim.
Pacolli në një intervistë në emisionin “Debat”, në RTK nuk ka precizuar se a do të hyjë në koalicion me ndonjë parti politike. Ai tha se do të punojë për të mirën e qytetarëve të vendit dhe me programin që ka AKR-ja do të ketë sukses vendi.
Ai tha se askush nuk ka të drejtë të paragjykojë dhe nga kjo të krijojë akuza ndaj politikanëve apo kujtdo tjetër që shumë herë kanë qenë të pabaza. Ai tha se e kupton një fushatë zgjedhore që ta madhështojë secili partinë e vet, por jo nëpërmjet akuzave të pabazuara.
Pacolli tha se gjyqësori në vend është tejet e ngarkuar nga politika, po të ishte gjyqësia funksionale nuk do të kishte fyerje e shantazhe publike, apo me akuza të babazuara.
Pacolli tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm se kënd po e votojnë, kur dihet se partitë e mëparshme dhe programet e tyre japin vetëm mjegull dhe asgjë më shumë. “Unë shtetit tim asnjë cent nuk ia kam marrë asnjëherë”.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin