Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një ligjeratë para studentëve të Kolegjit “Ilira” ka thënë se nëse arrin të bëhet pjesë e Qeverisë së ardhshme do të krijoj Departamentin e Punësimit i cili do të ketë efekte të mëdha tek të rinjtë.
Pacolli ka shpjeguar se ky Departament nuk do të jetë thjeshtë department ku njerëzit të regjistrohen si punëkërkues, shkruan arbresh.info.
“Do të jetë një departamenti pro-aktiv dhe jo një department kur shënohen emrat se kush kërkon punë dhe asgjë tjetër. Të rinjtë do të kërkojnë aty punë dhe pyetja e parë që do tu bëhet të rinjvë do të jetë se cila është ideja e tij apo saj për biznes. Ky department do t’i ndihmoj rinisë për zhvillimin e biznesit”, ka thënë Pacolli.
Sipas tij të rinjtë e Kosovës kanë ide mirëpo nuk kanë se ku t’i shprehin ato.
Pacolli ka thënë se ka planifikuar që ky Departament të ketë kapital prej 150 milionë eurove./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1412462522152169/
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...