Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se do të dëshironte që kryeministri i Kosovës sot të ishte në Tiranë për themelimin e “Open Balkan”.
Ish-ministri i Jashtëm e i Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka thënë se integrimi rajonal përmes BE-së ka dështuar.
“Tani jemi në një situatë ku një pjesë e rajonit me ose pa të drejtë po merr iniciativa për të ringjallur integrimin ekonomik rajonal sepse ai brenda kornizës së BE-së po dështon dhe nuk po ngrihet për arsye politike. Sot do të kisha dashur që kryeministri Kurti në Tiranë dhe Kosova të ishte bashkëthemelues i Open Balkans. Unë besoj në një treg rajonal dhe të integruar ku nuk ka barriera për shkëmbimin tregtar dhe ekonomik. Besoj se kjo është e vetmja mënyrë, në mungesë të progresit në integrimin evropian, që rajoni ynë të mos kthehet në izolim dhe nacionalizëm. I vetmi vend që përjeton pengesa sot është Kosova. Përfituesit më të mëdhenj të integrimit ekonomik dhe tregtar rajonal do të ishin bizneset kosovare. Nuk ka asnjë pengesë që askush të hyjë në Kosovë. Me apo pa Open Balkans, produktet serbe po vijnë në Kosovë. Por, Kosova në vendet tjera po pengohet. Për këtë arsye besoj se na duhen më shumë arsye ekonomike dhe racionale sesa izolacioniste për Open Balkan”, ka shkruar Pacolli, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se Kosova nuk humb asgjë nëse ulët dhe diskuton.
Tutje sipas Pacollit Kosova duhet të kërkojë nga Uashingtoni, Brukseli dhe Tirana që mekanizmi i Open Balkan të jetë i hapur për të gjithë, të gjithë të barabartë dhe ku përfitues janë bizneset dhe qytetarët.
“Kosova duhet të kërkojë nga Uashingtoni, Brukseli dhe Tirana që mekanizmi i Open Balkan të jetë i hapur për të gjithë, të gjithë të barabartë dhe ku përfitues janë bizneset dhe qytetarët. Nëse jo Open Balkan, Kosova le të nënshkruajë marrëveshjet e tregut të përbashkët, të cilat u refuzuan në Samitin e Berlinit dhe në Samitin e Bledit nga Kosova. Nëse Mali i Zi së shpejti bëhet pjesë e Open Balkans, nuk dua ta shoh Kosovën në një klub me Bosnjën dhe Hercegovinën, cili është një shtet jofunksional dhe nuk është në gjendje të marrë vendime vetë. Dua ta shoh Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Jo në anën e izolimit, por të hapjes dhe bashkëpunimit”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...