Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se do të jetë kandidat për kryeministër pasi që sipas tij AKR është faktorizuar dhe shpreson se qytetarët e Kosovës do ta analizojnë me kujdes çdo premtim që vjen prej partive.
Pacolli në një intervistë për gazetën Bota Sot ka përmendur disa nga premtimet që kanë dhënë partitë në pushtet duke i cekur edhe ato që nuk janë bërë.
“Do të jem kandidat për kryeministër. AKR është faktorizuar dhe shpresoj se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar i kanë parë mundësitë e secilit, do ti analizojnë me kujdes qytetarët çdo premtim që vjen prej partive. T’i marrë pak parasysh premtimet prej të kaluarës dhe të shohë se çka është realizuar, ku është fondi për punësim, ku është premtimi për 150 mijë vende pune, ku është premtimi i tjetrës parti për 250 mijë vende pune. Prandaj si rezultat i këtyre premtimeve, qytetari duhet ta dijë se nuk ka pasur rritje ekonomike, nuk ka pasur zbutje të papunësisë, përkundrazi, është rritur numri i varfërisë në Kosovë, papunësia është rritur, zhvillimi ekonomik ka ngecur”, ka thënë ai.
Kreu i AKR-së, ka përmendur edhe mundësitë për koalicion me ndonjërën nga partitë, duke treguar edhe takimet me krerë të LDK-së.
“Ka pasur takime të nivelit të lartë me LDK-në, po edhe me partitë tjera dhe AKR është duke analizuar këtë situatë, është e hapur për koalicione, por, do të zgjedhë partnerët e vet me të cilët do të bëjë ndonjë koalicion eventual. Por , deri sot nuk ka ndodhur asgjë, mirëpo për të ndodhur ka një parakusht. Ky parakusht është që programi jonë duhet të jetë pjesë e programit qeveritar, nëse partneri ynë ka diçka për të plotësuar, plotëson, por programi duhet të jetë pjesë e programit qeveritarë, pasi është i vetmi që garanton rritje ekonomike 10 përqind, që garanton punësim gradual çdo ditë, çdo vit, që garanton një administratë publike efikase dhe jo pasive si tani, dhe një program që do të reduktojë të hyrat nga doganat dhe këto të hyra do të shtohen nga veprimtaritë ekonomike”, ka theksuar ai./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...