Pacolli: Do të jem zë i fuqishëm për Zonën e Gollakut

23:12 | 8 Qershor 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, në një postim në Facebook, iu bënë thirrje për angazhim serioz institucional, sa i përket Zonës së Gollakut, e po ashtu të Anamoravës, Llapit e Karadakut, që sipas tij janë zona të lëna pas nga institucionet.

Ky është postimi i Pacollit, në Facebook pa ndërhyrje:-

“Kujdesi jonë ndaj vendit dhe qytetarit duhet të bëhet pjesë e jetës së përditshme, jo vetëm në ditët e shënuara ndërkombëtarisht, si çështja e mjedisit, shëndetin e zhvillimit ekonomik. Unë vazhdimisht bëj thirrje për angazhim serioz institucional por do të jap çdo herë edhe kobtributin tim personal. Fillimisht si qytetar i Kosovës pastaj si Deputet, e si Deputet do jem zëri më i fuqishëm sa i përket zonës së Gollakut.
Duhet të angazhohemi dhe ti dalim zot përmbushjes së kerkesave infrastrukturore asaj zone e cila ka mjaft shume për ti ofruar vendit dhe ta lehtësojmë jetën e njerëzve të cilët janë vërtet meritor por të anashkaluar nga pushtetet paraprake shkaku i preferencave partiake.
AKR do të jetë çdo herë kërkuese e së drejtës dhe une si Deputet do të transmetoj zërin e qytetarit të Anamoravës, Gollakut, Llapit e Karadakut si zona të lëna pas”, ka shkruar deputeti Pacolli në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme