Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli është i bindur se do ta mundte në debat kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në një emision televiziv, Pacolli tha se ka shumëçka për t’i thënë secilit nga kandidatët për kryeministër, mirëpo Kurtit në veçanti.
“Secilit nga kandidatët për kryeministër kam shumë për t’u thënë. Kurtit kam për t’i thoja se ai është duke shfrytëzuar rinin tonë për një përdorim. Po me fakte po, me retorikë jo, për arsye se pseudopatriotët, ata e kanë gojën plot, por veprat nuk i kanë”, u shpreh ai, shkruan arbresh.info.
Ai, tha se është e frikshme trajtimi i rinisë në mënyrën që po e bënë Kurti.
“Ai njeri që tenton me thënë shumë me gojë, atij i mungojnë veprat. Kështu që z. Kurti do t’i thoja se është e frikshme për mu trajtimi i rinisë në këtë mënyrë”, u shpreh ai./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...