Google ADS

Pacolli: Dje tregova që Lista Serbe nuk e voton Demarkacionin, isha realist

14:48 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj shkrimeve të disa mediave se gjoja ai në marrëveshje me serbët ka sabotuar votimin e demarkacionit dje në Kuvend.

Pacolli, përmes një statusi nga Japonia ku po qëndron disa ditë ka shkruar se ai vetëm ka treguar se serbët të mërkurën nuk votojnë, shkruan Arbresh.info.

Lexoni të plotë statusin:

Derisa po qëndroj në Japoni, po lexoj disa tituj se gjoja unë në marrëveshje me serbët paskam sabotuar votimin e marrëveshjes së demarkacionit!

Sa e ulët është kjo!!!!

Dikush po gënjen qëllimkeqshëm.

E vërteta është se unë thjesht kam treguar për informatën (qe serbet, të merkurën nuk do të votojnë),ne menyrë realiste, pa folklorizem./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme