Selim Pacolli, ish-nënkryetar i Prishtinës, ka thënë për Edicionin Special, se disa nga projektet e kryetarit të tanishëm, Përparim Rama, nuk mund të implementohen pasi, sipas tij, janë projekte gjigante që u duhet shumë kohë.
“Ndërtimin e një miniliqeni ku është stadiumi, për një mandat është e pamundur të shndërrohet ky megaprojekt”, ka thënë ai.
Ai, ndër të tjera, tha se i uron punë të mbarë Ramës dhe shpreson që shumica e premtimeve të dhëna nga ai të implemetohen por që është skeptik për këtë gjë.
“Sot kemi dorëzuar mandatin te zotëri Rama dhe i uroj punë të mbarë në këtë mandat dhe së paku shumica e premtimeve që janë dhënë në programin e tij, të implementohen, meqenëse unë në këtë rast jam pak skeptik, mirëpo t’u pasë parasysh se ato që i kemi pa, që i kemi përcjellë dhe që janë shfletu në opinion janë që kanë komplikime ligjore”, ka vazhduar ai.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi