Pacolli dhe Kastrati nënshkruhen në librin e ngushëllimeve për tërmetin në Turqi

12:36 | 13 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli bashkë me kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin, janë nënshkruar sot në librin e ngushëllimeve për tërmetin në Turqi dhe Siri.

Ky libër është hapur në Ambasadën Turke në Kosovë, teksa pikërisht kjo ambasadë ka njoftuar për ngushëllimet e Pacollit dhe Kastratit për tërmetin.

“Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe ish-ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves Behgjet Pacolli dhe Kryetar i shoqatës Jetimat e Ballkanit Halil  Kastrati, kane nënshkruar librin e ngushellimeve të hapur në Ambasadën Turke për qytetarët tanë që humbën jetën në tërmetet në vendin tonë dhe shprehen ngushëllimet e tyre”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme