Pacolli dhe Braathu flasin për prioritetet e Italisë si kryesuese e e OSBE-së

16:00 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur sot  në një takim shefin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-së) në Kosovë, Ambasadorin, Jan Braathu, shkruan arbresh.info.

Ministri i Jashtëm Pacolli e ka informuar Ambasadorin Braathu mbi zhvillimet e gjithmbarshme politike në vendin tonë, të arriturat e deritanishme, si dhe për objektivat dhe synimet e Qeverisë së Republikës për vitin e ri kalendarik.

Sipas një komunikate të MPJ-së, ambasadori Braathu e ka njoftuar ministrin Pacolli në lidhje me planet dhe aktivitetet e këtij Misioni në Kosovë për vitin e ardhëm, si dhe për prioritetet e shtetit Italian, e cila do të jetë kryesuese e OSBE-së gjatë vitit 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme