Google ADS

Pacolli dënon sulmin terrorist në Manchester

11:33 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për Kartonin e Gjelbër në bisedimet me Serbinë, Rrahim Pacolli ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Manchester të Britanisë së Madhe, ku humbën jetën 22 persona e shumë të tjerë mbetën të lënduar.

Pacolli ka shkruar në Facebook se Kosova sot bashkohet me dhembjen e popullit britanik dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Dënojmë ashpër sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Manchester të Britanisë së Madhe, ku humbën jetën mbi 19 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Asgjë nuk mund të justifikojë sulmin terrorist ndaj popullit të pafajshëm. Kosova sot bashkohet me dhembjen e popullit britanez dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave si dhe autoriteteve britaneze .

Akti i shëmtuar terrorist që ndodhi mbrëmë në Manchester është dëshmi e qartë se terrorizmi është kërcënim për të gjithë popujt dhe shtetet, kërcënim i cili mund të sulmojë çdo njeri, në çdo kohë, duke dëshmuar sërish se ky fenomen i dhunshëm duhet luftuar me forcë dhe pa kompromise. Rr.P./Arbresh.info.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme