Google ADS

Pacolli dënon sulmin në Londër

15:28 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, dënon fuqimisht sulmin që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit në një tren në Londër nga ku, sipas raportimeve të deritanishme tetëmbëdhjetë persona mbetën të plagosur.

Dënoj fuqishëm sulmin e ulët dhe qyqar që ndodhi sot në Londër. Të gjithë personave të pafajshëm, që u plagosën nga ky shpërthim i dëshiroj shërim të shpejtë. Ne mbetemi fuqimisht të vendosur në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, që po rrezikon gjithnjë e më shumë paqen, sigurinë dhe rendin ndërkombëtarë. Kosova dhe populli i saj solidarizohet me popullin britanik dhe mbetet e palëkundur në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka thënë Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme