Pacolli dënon sulmin në Gjermani, ofron numrat emergjent për qytetarët e Kosovës që jetojnë atje

18:47 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Zv-kryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin e ndodhur pak më parë në Gjermani ku mbetën të vdekur disa persona dhe dhjetëra të plagosur.

Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën të afërmit e tyre ndërsa të lënduarv u ka uruar shërim sa më të shpejtë, përcjell arbresh.info.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka ofruar poashtu edhe numrat emergjent për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Gjermani në rast se janë të prekur nga ky sulm.

Qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm për çdo lloj ndihme mund të kontaktojnë në këtë numër emergjent të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt. +49 176 681 497 36”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Dënoj sulmin e ulët dhe qyqar, që ndodhi sot në qytetin Munster të Gjermanisë, ku sipas raportimeve të para humbën jetën disa njerëz e shumë të tjerë mbetën të plagosur.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarëve shërim të shpejtë.

Kosova qëndron me Gjermaninë në këto momente të vështira.

Qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm për çdo lloj ndihme mund të kontaktojnë në këtë numër emergjent të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt. +49 176 681 497 36

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10160165057540153

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme