Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova ishte me fat që sot u vizitua nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Ëes Mitchel, duke shtuar se Demarkacioni është çështje e mbyllur.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se SHBA-ja ka qenë gjithmonë pranë Kosovës në ditët më të vështira.
Postimi i plotë i Pacollit:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithëherë pranë nesh në ditët më të vështira për popullin dhe në proceset më të rëndësishme për vendin. Sot ishte ditë me fat për Kosovën sepse Demarkacioni pothuajse është çështje e mbyllur. Ishte ditë me fat sepse kishim mysafirë edhe Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Ëes Mitchel. Thellësisht mirënjohës për mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe të palëkundur amerikane. Krenar, që populli i Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi janë populli më pro-amerikan në botë.
Aleat dhe partner të përhershëm strategjik.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut