Kreu i delegacionit për Kartonin e Gjelbër në bisedimet në Bruksel, Rrahim Pacolli ka kërkuar që demarkacioni me Malin e Zi të kthehet në pikën zero, shkruan portali arbresh.info.
Ai gjithashtu ka thënë se nëse Kosova humb territor është e pakuptimtë të miratohet një marrëveshje e tillë.
“Demarkacioni të kthehet në pikën zero dhe populli të informohet saktë pasi që deri me tani kemi shumë argumente dhe kunderargumente të cilat janë stërngarkuar me harta dhe matje të ndryshme”, ka thënë më tej Pacolli.
Kreu i delegacionit ka kërkuar edhe që të mos u bëhet presion deputetëve që janë kundër të ndryshojnë votën e tyre.
Për më tepër lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:
Demarkacioni me Malin e Zi të kthehet në pikën zero. Ne si shqiptarë kosovarë çdo herë kemi luftuar për territor edhe atëherë kur kemi qenë të okupuar. Demarkacioni me Malin e Zi, nëse Kosova humbë territor ashtu si thonë shumë ekspertë të gjeografisë është e pakuptimtë për ne si popull dhe për gjakun e atyre që luftuan për këtë territor. Në këtë pikë ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë pasi që është në pyetje toka jonë. Demarkacioni të kthehet në pikën zero dhe populli të informohet saktë pasi që deri me tani kemi shumë argumente dhe kunderargumente të cilat janë stërngarkuar me harta dhe matje të ndryshme. Qeveria mos të i’u bëjë presion deputetëve të cilët janë kundër marrëveshjes më Malin e Zi, por kjo çështje të diskutohet pa inate politike pasi që në interes është toka për të cilën u derdhë shumë gjak brez pas brezi. Rr.P./Arbresh.info
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...