Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Demarkacioni do të votohet dhe qytetarët do të mund të lëvizin pa viza në vjeshtën e këtij viti.
Këtë deklaratë, Pacolli e bëri pasi Kuvendi kishte shkruar në pauzë në mënyrë që të mblidhej Komisioni për Punë të Jashtme i cili do të bëjë amandamentimin e Projektligjit për Demarkacionin, shkruan Arbresh.info.
“S’kemi biseduar se a do ta votojmë apo jo kemi biseduar për kauzën tonë të rëndësishme që kosovarët të votojnë pa viza deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Unë nuk kisha thënë se nuk janë votat, votat janë. Do ta votojnë, do të gjinden votat, jam i bindur. Kjo punë do të kryhet me sukses”, ka thënë Pacolli.
Në Kuvend sot të pranishëm ishin 67 deputetët me mungesë të deputetëve të Listës Serbe dhe disa deputetëve të tjerë të cilët gjenden në Podgoricë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1706341546097597/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...