Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Ministri serb po tenton t’i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e Kosovës. Por, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacaolli, ka ofruar fakte se Burundi nuk e ka tërhequr njohjen.
“Daçiçi, sot kishte pretenduar se Burundi e ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Në shtesë linku i vendimit të Burundit në GjND…
17908 ka shkruar Pacolli në Facebook.
Kurse, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
“Këto ditë në Prishtinë shënojnë dhjetëvjetorin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Unë dua të jap një kontribut. E kam sjell notën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Burundit, me të cilën tërhiqet njohja e Kosovës,” tha Dacic.
Republika e Burundit ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2012. Burundi ishte shteti i parë i vendeve anëtarë të SADC dhe Afrikës Lindore që njohu pavarësinë e shtetit tonë. Për një dekadë, shteti më i ri në Evropë është njohur nga 116 shtete.
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...