Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është dekoruar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga “Geneva School of Diplomacy and International Relations”.
Pacolli ka njoftuar se e ka pranuar këtë dekoratë për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar.
Përveç Pacollit, edhe bashkëshortja e tij, Masha Pacolli, nga i njëjti universitet u dekorua me titullin “Master Honoris Causa” për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën humanitare, pikërisht për ndihmën e grave viktima të dhunës së luftës së fundit në Kosovë.
“Sot, “Geneva School of Diplomacy and International Relations” më dekoroi me titullin “Doctor Honoris Causa” për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar. Njëkohësisht, bashkëshortja ime, Masha Pacolli, nga i njëjti universitet u dekorua me titullin “Master Honoris Causa” për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën humanitare, pikërisht për ndihmën grave viktima të dhunës së luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar ish presidenti i Kosovës në Facebook./Arbresh.info/
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën