Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi dhe Gjykata Speciale janë dy çështje që duhet të mbyllen sa më shpejtë, ndryshe vazhdojnë të njollosin vendin.
Lidhur me Gjykatën Speciale, Pacolli ka thënë që Kosova ka një obligim ndërkombëtar të cilin duhet ta përmbushë.
“Unë nuk jam votues, as ideator e as mbështetës që Gjykata Speciale të funksionojë pas 18 vjetësh këtu në Kosovë, të gjykojë diçka që ka ndodhur 20 vjet më parë”
“Mirëpo është në pyetje diçka tjetër, obligimi që Kosova e ka marrë me nënshkrimin e një marrëveshje ndërkombëtare. Po që se nuk i implemetojmë marrëveshjet ndërkombëtare kemi dështuar” deklaroi Pacolli në një intervistë në Zona B në Klan Kosova.
Pacolli ka vlerësuar që kjo do të dëmtonte marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe se shpreson që sa më shpejt të mbyllet si temë.
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë