Zëvendës kryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shprehur besimin e tij të plotë se kryesuesja e sapo zgjedhur e Këshillit të BE-së, Ekaterina Zaharieva do vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike.
Ai ka shkruar se nga sot, shteti mik i Kosovës – Bullgaria pranoi zyrtarisht kryesimin e radhës të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa Ballkani Perëndimor është njëri nga prioritetet kryesore, shkruan arbresh.info.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
Dita e parë e Vitit të Ri, vërtetë nisi me një lajm të mirë jo vetëm për perspektivën evropiane të Kosovës, por të gjithë vendeve të rajonit. Nga sot, shteti mik i Kosovës – Bullgaria pranoi zyrtarisht kryesimin e radhës të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa Ballkani Perëndimor është njëri nga prioritetet kryesore.
Si mikpritës i homologes time bullgare, Ekaterina Zaharieva, në Kosovë gjatë muajit Tetor të vitit që e lamë pas ne diskutuam gjerë e gjatë në lidhje me këtë dhe kishim edhe një drekë të përbashkët pune.
Kam besimin e thellë se mbështetja bullgare për Kosovën do të jetë e fuqishme mbi proceset euro-atlantike të Kosovës, anëtarësimin e vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare, ashtu siç është edhe vullneti i dyanshëm për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve./arbresh.info/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...