Google ADS

Pacolli: Bullgaria e gatshme të na ndihmojë në agjendën evropiane

16:54 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, u takua me homologen e tij nga Republika e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva.

Zëvendës kryeministri, Behgjet Pacolli ka thënë se Bullgaria në 6 muajin e parë të vitit të ardhshëm do të udhëheq me presidencën e bashkësisë evropiane, raporton arbresh.info.

“Ne diskutuam për marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe Bullgarisë, Kosova është në rrugë të mirë drejt integrimeve, diskutuam po ashtu për ndihmën që Bullgaria është duke dhënë për Kosovën me planin e saj të integrimeve në organizata të ndryshme”, ka thënë ai.

Pacolli ka përmendur edhe diskutimet në zhvillimin ekonomik.

 

“Kosova ka çka të mësoj nga eksperienca e Bullgarisë sa i përket rrugëtimit që ka pasur drejt BE-së, për shkëmbim mallrash. Folëm edhe për bisedimet që Kosova ka me Serbinë dhe u pajtuam që e vetmja rrugë është dialogu. Çdo gjë që është pozitive Kosova do ta merr dhe ta analizoj”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme