Biznesmeni kosovar, Rrahim Pacolli ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 milionë eurove për ushtrinë e Kosovës.
Ai thotë se një gjë e tillë është dashur të bëhet shumë më herët, megjithatë edhe tash nuk është vonë.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, shkruan se përveç Qeverisë, edhe bizneset dhe diaspora duhet të mobilizohen dhe të kontribuojnë në rritjen e buxhetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Postimi i plotë:
Përgëzoj Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj për të ndarë një buxhet prej 100 milionë euro për ushtrinë.
Kjo është dashur të bëhet shumë më herët. Megjithatë, edhe tash nuk është vonë.
Të gjithë shqiptarët kudo që janë, përfshirë bizneset dhe diasporën, duhet të kontribuojnë në rritjen e buxhetit për FSK-në, në mënyrë që të kemi një ushtri sa më të fortë dhe të fuqishme për mbrojtjen e shtetit tonë. Rr.P
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...