Minitri I Punëve të Jashtme, behgjet Pacolli është takuar me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se me të kanë diskutuar mbi sinkronizmin e punëve të përbashkëta për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku samiti i radhës i kësaj Organizate do të mbahet në Abu Dhabi.
Statusi i plotë:
Sapo përfundova një takim shumë miqësor më homologun tim nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtarë, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, që ata kanë bërë dhe po e bëjnë për Kosovën, jo vetëm në njohje, por edhe duke e përkrahur fuqishëm anëtarësimin e saj në Organizatat Ndërkombëtare.
Në funksion të kësaj, diskutuam edhe mbi sinkronizmin e punëve të përbashkëta për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku samiti i radhës i kësaj Organizate do të mbahet në Abu Dhabi.
Mora premtimin për shtimin e angazhimit të tij edhe personal në çështjet, që ndërlidhen me forcimin e subjektivitetit dhe integrimit të mëtutjeshëm ndërkombëtarë të Kosovës.
Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në EBA, ishte temë tjetër diskutimi në aspektin politik dy-palësh dhe u dakorduam, që Ministria e Jashtme e Kosovës t’i fillojë procedurat e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi që nga java e ardhshme.
Në lidhje me çështjet e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, i bëra thirrje investitorëve potencial nga EBA për të investuar në Kosovë, gjë e cila është mirëpritur dhe vlerësuar nga bashkëbiseduesi.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...