Në një postim në rrjetin social Facebook, president i i AKR Behgjet Pacolli ka rikujtuar se sot është 17 vjetori i motor kërkimit të njohur amerikan Google. Pacolli me këtë rast ka shprehë besimin e tij se një ditë edhe të rinjët shqiptar do të shpikin diçka të tillë, duke shtuar se dot kenë përkrahjen e tij.
Postimi i plotë:
Sot motor kërkimi i njohur amerikan Google mbush plotë 17 vjet. Unë si ju dhe miliona njerëz të tjerë jam një përdorues i përditshme i kësaj zbulimi teknologjikë. Por dua të ndaj me ju një histori për herë të parë këtu lidhur me kompaninë Google. Në vitin 1997 themeluesit e kësaj kompanie erdhën në zyrën time në Lugano, Zvicër duke më lutur të investoj në idenë e tyre, por pasi nuk kisha aq shumë njohuri për këtë fushë veprimi (në atë kohë e panjohur për mua) ata i refuzova. Sidoqoftë, unë shpresoj shumë që tani të rinjtë tanë shqiptar do të shpikin diçka të tillë, dhe unë gjithsesi do ti përkrahi.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...