Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar deklaratat e ministrit Enver Hoxhaj ku ka thënë që Kosova i ka votat për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol.
Ai në facebook ka shkruar se beson që Ministri Hoxhaj ka fakte të bollshme pasi që ka deklaruar ashtu.
Postimi i plotë:
Me shumë sadisfakcion (kënaqësi) e kuptova se Kosova i ka votat për anëtarësim ne UNESCO dhe Interpol, dy Organizata vitale për Kosovën. Besoj shumë se Ministri Hoxhaj ka fakte të bollshme kur deklaron ashtu. Shkaku i shkrimit tim në Facebook, për këto dy çështje ishte preokupimi im që kisha për shkak të asaj që po lexoj nga deklarimet e disa shteteve (dhe të Serbisë) për këto çështje. Urime Ministër, nëse është ashtu siç shpreheni atëherë keni bërë punë të mirë!
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...