Google ADS

Pacolli: BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës

13:54 | 25 Shtator 2021
L G

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmeve ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës në Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai ka kërkuar që të reagojë Bashkimi Evropian ndaj Beogradit.

Pacolli thekson se ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë janë të patolerueshme.

“BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan. Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë”, shkruan ai./arbresh.info/

Të ngjashme