Google ADS

Pacolli: Bashkatdhetarët nuk do të presin më në rend

12:18 | 3 Nëntor 2017
L G

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka qenë e gatshme para disa vitesh për implementimin e kësaj marrëveshje, në mënyrë që bashkatdhetarët të mos presin në rend, por kjo ishte e pamundur deri tash.

Kështu tha Drejtor i Byrosë Kosovare e Sigurimeve, Rrahim Pacolli, pas nënshkrimit të  Memorandum Bashkëpunimit me ministrinë e  Punëve të Brendshme dhe  ministrin i Diasporës, raporton Arbresh.info.

“Byroja Kosovare e Sigurimeve ka qenë e gatshme që disa vite dhe ka punuar në këtë drejtim që ta bëj online, pavarësisht që vitin e kaluar policia nuk ka qenë e gatshme për kontrollimin se si do të bëhet online”, u shprehë Pacolli.

Sipas tij, implementimi i kësaj marrëveshje nuk do bëhet menjëherë, për shkak të disa procedurave.

“ Për t’u implementuar komplet kjo marrëveshje shkon edhe disa ditë, por unë shpresoj që pasi është gjithë ky vullnet shumë shpejt të dalim dhe të vijnë bashkatdhetarët në vendin e tyre, ashtu siç duhet pa pritur në rend”, tha Pacolli.

Sipas tij, policia duhet t’i shpejtojë pak procedurat, sepse gjatë kësaj vere siç tha ai  problemi i vonesave në kufi nuk ka qenë  si faj i BKS, por te kontrollimi i pasaportave në kufi./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme