Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i është përgjigjur akuzave të ish-nënkryetarit të kësaj partie dhe kreut të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se në shtëpinë e Pacollit ka parë harta për ndarjen e Kosovës.
Pacolli, gjatë shpalosjes së programit të AKR-së para qytetarëve të Vushtrrisë, bëri të ditur se nuk ekziston asnjë hartë për ndarjen e Kosovës, siç kishte deklaruar dy ditë më parë Agim Bahtiri.
“Ai njeri ka ardhur tek unë në ora 2 të natës, me ka zgjuar nga gjumi. Unë me duart e mija i kam bërë bukë me hëngër në shtëpinë time, sepse familjen e kam në Zvicër. Ai ka ardhur kur ka dashur në shtëpinë time, por nuk ja bëj hallall asnjëherë. Ai para dy dite ai ka thënë se në shtëpinë time ka parë harta për ndarjen e Kosovës. Marre i qoftë atij, ka gënjyer aq sa është i madh”, ka thënë Pacolli.
Ai tha se në momentin që e ka parë që Bahtiri ka lëvizur nga binarët e AKR-së, ka qenë një stres i madh për të, mirëpo stres ky që sipas tij përfundoj me largimin e Bahtirit nga AKR.
“Ne jemi liruar nga prangat, atë njeri e kam pru unë këtu edhe kam qen ai që i kam qëndruar prapa. Në momentin që e kam pa se ka lëvizur nga binarët e AKR-së Është marre për një burrë, i cili e hanë bukën e dikujt dhe e përbuzë atë. Zoti e marroftë për gënjeshtrat e tij që i ka bërë. Ai në shtëpinë time nuk ka parë harta, por ka hëngër, ka pi dhe e kam konsideruar si mysafir dhe mik të shtëpisë, por ai e ka përbuzur atë përgjithmonë”, është shprehur kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ai, tregoi se si vetëm një ditë para se të largohej nga AKR-ja, Bahtiri kishte bërë premtimin e madh para qytetarëve të Vushtrrisë se asnjëherë nuk do të largohej nga AKR.
“Ne kemi pasur një kryetar komune, dy herë kemi qenë aty dhe e kemi mbështetur dhe është bërë kryetar i komunës së Mitrovicës. Ju po e dini për kënd është fjala… Një ditë kur patëm një tubim në qytet, ishte çdo gjë në rregull, unë kam edhe dëshmitar kur ai në atë tubim thotë se “ Unë jam me AKR-në dhe kurrë në jetë nuk do të ketë forcë që të më largoj nga AKR”. ..Unë nuk i kam thënë që ai ta bëj këtë premtim”, tha ai.
Pacoli tha se cdo gjë që ka prishur Bahtiri e ka përmirësuar ai.
“Atë njeri e kam pru unë këtu dhe kam qenë ai që i kam qëndruar prapa dhe ai ka livruar përpara dhe unë e kam rrafshuar mbrapa, në çfarëdo mënyrë, qoftë edhe gënjeshtra”, përfundoi Pacolli. /arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2467743336644852/
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...