Zëvendëskryeministri njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Pacolli përmes një statusi në facebook ka thënë se arsyeja e këtij anulimi është për shkak të këcënimeve nga Presidenti i Repulikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miroslav Dodik, i cili sot ka deklaruar se Pacolli dhe delegacioni i tij nuk janëi të mirëseardhur në Banja Llukë.|
Statusi i plotë:
Sapo kam anuluar pjesëmarrjen time në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore për shkak të këcënimeve nga Presidenti i Repulikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miroslav Dodik, i cili sot në një intervistë për një medium ka deklaruar se unë dhe delegacioni im nuk jemi të mirëseardhur në Banja Llukë.�Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën pērpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyere kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve.
Melinda dhe Lumi B vijnë të dielën me “Eci”
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...