Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se u është mirënjohës të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë treguar mbështetje për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Interpol.
Pacolli ka thënë se me anëtarësimin në Interpol, Kosova do të luajë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
“Jam mirënjohës ndaj të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë treguar mbështetje për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Interpol. Duke u bërë anëtare e Interpolit, Kosova do të luajë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Anëtarësimi në Interpol do ta bëjë Kosovën shumë më të sigurt, do të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe do të sigurojë bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar për Policinë e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10160980609745153
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...