Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se shkolla fillore “ILIRIA”, të cilën ai e ka ringritur nga fillimi, përshkak të mungesës së nxënësve është kthyer në “Shkollë Muze”.
Pacolli në një postim në Facebook, ka shkruar se beson se analfabetizmi dhe injoranca nuk do të kenë më vend në Kosovë, dhe se ai nuk do të ndalem kurrë duke punuar në këtë drejtim.
“Amanetet e babait tim të ndjerë kanë qenë gjithmonë të qarta për mua. Kur përfundova shkollën e mesme, më tha: “Eja në Marec, se atje mungojnë mësuesit”. Edhe kur isha jashtë Kosovës, ai gjithmonë më porosiste: “Kthehu, bir, në vendin tënd dhe ndihmoje popullin”.
Amanetin e babait për t’u bërë mësues nuk munda ta plotësoj, por në Marec u ktheva dhe ringrita nga themelet edhe njëher shkollën fillore “ILIRIA”. Sot, për shkak të mungesës së nxënësve, kjo shkollë është “Shkollë Muze”. Besoj fort se analfabetizmi dhe injoranca nuk do të kenë më vend në Kosovë. Unë nuk do të ndalem kurrë duke punuar në këtë drejtim”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...