Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur takim me qytetarë dhe anëtarë të kësaj partie.
Kreu i këtij subjekti, Behgjet Pacolli, pas forumin të Bled-it, iu bashkangjit këtij tubimi me ç’rast mbajti edhe një fjalim rreth zgjedhjeve në Kosovë, shkruan arbresh.info
Ai para të rinjëve të AKR-së, tha se do jenë gjithmonë që rinia kosovare ta drejtoj këtë vend. Gjithashtu premtoi se gjithmonë do të jenë për shtetndërtim.
“Kosova pret që ju të jeni ata që marrin timonin e këtij vendi, kemi një rini të mrekullueshme. Rinia e Kosovës është rinia më shpirte pastër. AKR-ja si gjithmonë parti e shpresës dhe e rinis dhe qytetarëve, njerëzve me zemër të gjerë. Çdo ditë e më shumë qytetarët e Kosovës, do e kuptojnë qëllimin liberal të AKR-së. Gjithmonë do të jemi për shtetndërtim. Unë jam shumë krenar që asnjë i AKR-së nuk u gjend në ndonjë skandal” tha Pacolli
Pacolli tha se shpreson që AKR ta merr timonin në duar dhe të vendos për fatin e qytetarëve.
“Kemi qenë udhëtarë, kemi kontribuar që ky rrugëtim të shkoj deri në fund, por nuk ka mjaftuar. Unë shpresoj se AKR- me punën e vet do të arrij të drejtoj këtë mjet udhëtues, do të ketë timonin në duar, dhe do vendosim për fatin e Kosovës” tha Pacolli
Pacolli thotë se AKR si subjekt politik, asnjëherë nuk ka abuzuar me buxhetin e Kosovës dhe nuk ka shkaktuar bllokadë politike.
“Asnjëherë nuk kemi abuzuar me buxhetin e Kosovës, kjo është një kartë e mirë hyrëse në këto zgjedhje. Nuk kemi lejuar që të kemi bllokadë politike” tha Pacolli./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/724569107964792/
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal