Pacolli: AKR nuk ka vija të kuqe për subjektet e tjera

21:41 | 16 Gusht 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, ka thënë se subjekti ku është ai anëtar nuk i frikësohet pragut zgjedhor.

Ai ka thënë se situata në terren flet që AKR-ja nuk ka nevojë të shqetësohet.

“Për këtë nuk jam aspak i shqetësuar. Kush i bën sondazhet dhe ku bëhen nuk di, por situata në terren tregon ndryshe. Situatën në terren e ka shumë të mirë AKR-ja”, ka thënë Pacolli në RTK.

Ai është shprehur se AKR-ja nuk ka vija të kuqe për subjektet e tjera.

Pacolli ka thënë se ende nuk është vendosur se a do të shkojë AKR vetë në zgjedhje apo do të bëjë koalicion parazgjedhor, por sipas tij, më mirë do të ishte që AKR-ja të shkonte vetë në zgjedhje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme