I pari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli e sheh shumë të nevojshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, për të marrë masa më të rrepta për mbrojtjen e qytetarëve pas përhapjes së përshpejtuar të koronavirusit.
Kreu i AKR-së, po ashtu u bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare të mbështesin këtë dekret dhe të sigurojnë që vendi të qëndrojë i bashkuar në tejkalimin e pandemisë globale të koronavirusit. AKR gjithmonë do të luajë rolin e saj konstruktiv në Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj.
Pacolli, po ashtu thotë se AKR mbështet çdo përpjekje që synon heqjen e takses tregtare të vendosura ndaj Serbisë dhe mbajtjen e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Ai u bën thirrje për unitet dhe koordinim të ngushtë të të gjithë liderëve politikë dhe institucionalë në Kosovë dhe të partive politike parlamentare./arbresh.info
Postimi i plotë i tij:
Aleanca Kosova e Re e sheh shumë të nevojshme për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës ( sikurse në shumicën e vendeve europiane) për të marrë masa më të rrepta për të mbrojtur publikun pas përhapjes së përshpejtuar të koronavirusit në Republikën e Kosovës.
Një masë e tillë do të mundësojë që institucionet e Republikës së Kosovës të kenë një menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të situatës dhe të sigurojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.
AKR u bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare të mbështesin këtë dekret dhe të sigurojnë që vendi të qëndrojë i bashkuar në tejkalimin e pandemisë globale të koronavirusit. AKR gjithmonë do të luajë rolin e saj konstruktiv në Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj.
AKR mbështet çdo përpjekje që synon heqjen e takses tregtare të vendosura ndaj Serbisë dhe mbajtjen e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
AKR bën thirrje për unitet dhe koordinim të ngushtë të të gjithë liderëve politikë dhe institucionalë në Kosovë dhe të partive politike parlamentare.
Ne nuk mbështesim rivalitetet dhe betejat politike bazuar në hakmarrje, inate dhe vetjake që shkojnë në dem të qytetarëve të Kosovës.
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...