Ndonëse seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet pas tri ditësh, disa prej partive ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në atë seancë.
Koalicioni PAN ka njoftuar se vendimin përfundimtar për të marrë pjesë do ta marrin ditën e mërkure.
Gjatë seancës së kaluar, e cila u mbajt të enjten, PAN mori përkrahjen e Teuta Rugovës, por jo edhe të Labinot Tahirit, për të cilin thuhej se do e votonte Ramush Haradinajn për kryeministër.
Por, pas një deklaratë gjatë ditës së sotme, në të cilën Labinot Tahiri u shpreh se ka dëshirë ta shohë Ramush Haradinajn kryeministër të vendit, ai përsëri ka vënë qytetarët në dilemë për votën e tij.
Indeksonline ka provuar të kontaktoj Tahirin për të mësuar më shumë rreth kësaj, por nuk është lajmëruar. Ndërkaq, Rrahim Pacolli nga kjo parti është shprehur se të gjitha këto janë spekulime.
Sipas tij, është parë në seancën e javës së kaluar se nga cila anë po rreshtohet Labi.
“Nuk janë të vërteta, më shumë janë spekulime të gazetarëve që bëjnë politika ditore, nuk ka asgjë të vërtetë. AKR e ka një koalicion dhe aty qëndron, ju e keni parë edhe disa ditë më parë në parlament”, tha Pacolli.
I pyetur rreth qëndrimit në seancën e radhës, e cila do mbahet të enjten, Pacolli ka thënë se deputetët e AKR-së do votojë vetëm ashtu si e kërkon partia.
“Unë nuk e di kush çka ka shpreh dëshirë, por deputetët e AKR-së votojnë vetëm qysh e lyp partia, në këtë rast nuk e voton kandidatin e PAN për kryeministër”, shtoi tutje Pacolli.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...